Çfarë të ka ndodhur Demi Moore?
Sfilata Couture Pranverë 2021 e Fendi-t përpos veshjeve të mahnitshme, dhuroi edhe shumë surpriza. Aktorja e famshme amerikane Demi Moore, e cila doli në pasarelë është bërë objekt i kritikave nga shumë fansa për shkak edhe të ndryshimeve të theksuara në fytyrë.
Ndjekësit e kanë akuzuar 58-vjeçaren se i është nënshtruar operacioneve të kirurgjisë plastike. Nëpërmjet rrjeteve sociale ata shkruanin se Moore ishte shumë ndryshe përpara kamerave dhe se tanimë ajo nuk njihet si dikur.
“Çfarë i ka bërë Demi Moore fytyrës? Dreq o punë! Mendova fillimisht se ishte Caitlyn Jenner”, qenë disa nga komentet e fansave të saj. Kjo nuk është hera e parë që aktorja kryqëzohet nga fansat. Në vitin 2003 u tha se aktorja shpenzoi 250,000 dollarë në kirurgji plastike, për të shndërruar fytyrës dhe trupin e saj, për filmin “Charlie’s Angels: Full Throttle”.
Ajo që dallohej tek veshjet pranverë-verë ishte prania e perlave dhe fustaneve me material mëndafshi me ngjyra gri, të bardha dhe të zezë.
Në koleksionet e Fendit për këtë vit për herë të parë, Kate Moss dhe e bija, Lila, sfiluan bashkë. Në fund, modelet përfshirë edhe yllin Naomi Campbell në pasarelë pozuan brenda disa dhomave prej qelqi, një simbolikë për Covid./tvklan.al