Çfarë tregojnë imazhet e fundit satelitore në Korenë e Veriut
Pamjet satelitore në Korenë e Veriut tregojnë se diktatori Kim Jong Un është duke u përgatitur për të bërë një tjetër test raketor në një të ardhme të afërt.
Ky pretendim bazohet në imazhet satelitore të 31 Dhjetorit 2017 të bëra në një prej bazave raketore të Koresë së Veriut. Sipas pamjeve, vihen re shenjat e gomave të automjeteve që shkojnë në këtë bazë. Analistët thonë se ato mund të jenë një provë që kamionët po transportojnë materiale raketore për testin e radhës. Testet e mëparshme raketore nga Koreja e Veriut janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa OKB ka vendosur një sërë sanksionesh. Këtë javë, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord për dialog të nivelit të lartë, në mënyrë që sportistë koreano-veriorë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Seul. Ky rast bisedimi mes dy shteteve shihet si një mundësi e mirë që Koreja e Veriut të ulë tensionet./tvklan.al