Çfarë tregon puna për partnerin tuaj
Një studim ka zbuluar se personat me profesionin e bankierit dhe agjentët e shitjeve kanë më shumë gjasa të tradhtojnë partnerët e tyre.
Ata të cilët punojnë në sektorin financiar janë më të prirur të tradhtojnë personin e tyre të zemrës, gjë që ndiqet nga profesioni i plotit, doktorit dhe infermierit.
Zbulimi thotë gjithashtu se 65% e grave që punojnë në zyra lidhen në marrëdhënie të ndërlikuara me kolegët e tyre të zyrës, gjë që e bën punën më emocionuese dhe të bukur.
Shumë veta pranuan se vendi i punës ishte vendi më i mirë për të krijuar një tërheqje dhe për t’u lidhur ndaj dikujt.
Shtuan gjithashtu se ishte vend i leverdisshëm për të fshehur lidhjen e tyre dhe nuk ishte nevoja të shkonin diku gjetkë.
Megjithatë 85% e tyre thanë se nuk do u sugjeronin të tjerëve të flinin me kolegun.
Pjesa më e madhe e grave thanë se pjesa më e vështirë e punës do ishte të vazhdoje të punoje më atë person nëse gjërat do kishin përfunduar keq./tvklan.al