Çfarë u vendos në bisedën telefonike mes Thaçit dhe Vuçiç


Çfarë u vendos në bisedën telefonike mes Thaçit dhe Vuçiç

13:44 28/01/2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.  Arsyeja e kësaj bisede ka qenë zgjidhja e çështjeve me interes, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një postimi në Facebook.

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

”,  shkruan Thaçi./tvklan.al

Capture

 

 

 

 





Të ngjashme