CGTN, reportazh për Shqiperinë


CGTN, reportazh për Shqiperinë

15:24 07/08/2018

Vitet e fundit Shqipëria është bërë destinacion i pëlqyer i turistëve nga vende të ndryshme të botës, por mes tyre një numër të madh zënë dhe turistët që vijnë nga Kina. Pikërisht, rritja e numrit të turistëve që zgjedhin vendin tonë për ta vizituar ka tërhequr vëmendjen e televizionit më të madh në Kinë, CGTN, që i ka dedikuar një reportazh Shqipërisë.

Ministri i Turizmit, i intervistuar nga televizioni kinez, flet për paketën që do ju ofrohet turistëve që zgjedhin të eksplorojnë Shqipërinë.

“Ne jemi duke punuar shumë fort që të krijojmë një paketë të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë dhe po promovojmë agroturizmin më shumë se çdo gjë tjetër në vendin tonë”.

Një nga shkaqet që reportazhi veçon si arsye që ka çuar në numrin e fluksit është dhe heqja e vizave mes dy vendeve. Qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave për turistët nga Kina për periudhën 1 Prill deri në 31 Tetor 2018. Menjëherë pas këtij vendimi, Kina u rendit me shpejtësi në 5 vendet me më shumë vizitorë në Shqipëri.

Tv Klan






Të ngjashme