Champions rrit financat e Celtic
Me rikthimin në grupet e Champions League, Celtic Glasgow rriti të ardhurat me 94.7%, 61.2 milionë paund për 6-mujorin e dytë të vitit 2016.
Rezultatet e publikuara nga analiza e fundit të dhjetorit, tregojnë se Celtic ka arkëtuar kesh në bankë 18.6 milionë në krahasim me 11.7 të një viti më parë.
Celtic ka zgjedhur të përdorë modelin me vetefinancim të klubit dhe duket se ka qenë vendimi i duhur.
Klubi ka njoftuar se të ardhurat në pjesën e parë të 2017 do të jenë më të pakta pasi nuk do të ketë ndeshje në kompeticionet ndërkombëtare. Këtë sezon skocezët nuk shkuan më shumë se faza e grupeve në Çhampions League.
Gjithsesi pjesëmarrja në këtë kompeticion solli të ardhura nga e drejta televizive, shpërblimet, biletat dhe turizmi.
Shpenzimet në merkaton e verës së shkuar ishin 9.5 milionë paund ndërsa pritet që të ardhurat të rriten në verën e këtij viti me shitjen e ndonjë lojtari që është në shënjestrën e klubeve të mëdha të Premier League./ TV KLAN