Chanel godet me koleksionin e pranverës


Chanel godet me koleksionin e pranverës

22:00 06/10/2021

Virginie Viard i jep një prekje më rinore koleksionit

Chanel goditi në sfilatën e pranverës në Javën e Modës në Paris, ku modelet u shfaqën me sandale duke sfiluar në pistë me trupore dhe xhaketa stofi të zbukuruar me aksesorë. Fotografët e shumtë ishin në rreshtin e parë të pasarelës duke shkrepur fotot për modelet teksa ato pozonin duke duke buzëqeshur për kamerat.

Për t’i dhënë një atmosferë intimiteti eventit shfaqja u mbajt në një skenë jo me shumë dritë, ndërsa vendi i preferuar i markës luksoze franceze, “Grand Palais” me strukturë prej xhami dhe çeliku po pëson rinovime në përgatitje për Lojërat Olimpike 2024.

Java e Modës në Paris, e cila përfundon të martën, është faza e fundit e një muaji dedikuar industrisë së modës që solli kthimin e festave me njerëz të famshëm dhe shfaqjeve në Nju Jork, Londër dhe Milano, pas muajsh ndërprerjesh prej pandemisë së Covid-19.

Drejtoresha krijuese e Chanel, Virginie Viard, i dha një prekje më rinore koleksionit me xhaketa dhe fundeve që nxjerrin në pah belin.

Klan News






Të ngjashme