Charlie Chaplin i Pakistanit
32 vjeçari që sjell të qeshura në mes të pandemisë
Një aktor nga Pakistani Usman Khan, 32 vjeç, shpreson se magjia e filmave pa zë të së shkuarës, do të mund ti sjellë pak gëzim banorëve të qytetit kaotik.
Ideja për të imituar Chaplinin i erdhi ndërsa po shihte një video të aktorit legjendar, kur po shërohej nga një sëmundje.
I veshur si Chaplini, Khan, hyn mes makinave, bezdis shitësit dhe me raste, shpon edhe kalimtarët me shkopin e tij ndërsa ulet këmbëkryq në ndonjë rrugë a trotuar ku edhe sulmohet nga fansat që i kërkojnë një selfie.
E gjithë kjo, ka rezultuar një hit. Por, nuk ka qenë gjithnjë fushë me lule për 32 vjeçarin, që ashtu si shumëkush në Pakistan po strëmundohet të gjejë një punë në mesin e vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia.
Ai me rolin e Chaplinit po mundohet t’i sjellë pak gjallëri qyetit nga pandemia.
Klan News