Cheesecake me qershi (Video)
Përbërësit:
300 gr biskota
250 gr qershi
250 gr gjizë pa kripë
200 gr pana
170 gr philadelphia
150 gr gjalpë
8 gr xhelatinë
6 lugë reçel boronice
2 lugë sheqer
Përgatitja:
Fillimisht bluajmë biskotat me mikser. Në një tigan vendosim gjalpin dhe pak sheqer, sapo të shkrihen bashkë shtojmë biskotat. I përziejmë derisa të skuqen. Në një tenxhere me pak ujë të ngrohtë shkrijmë xhelatinën. Në një tenxhere vendosim qershitë, pak sheqer dhe i ziejmë. Më pas shtojmë në tenxhere pak verë.
Në një tas përziejmë kremin e djathit dhe gjizën pa kripë derisa të bëhen kremoze. Më pas shtojmë në të reçelin e boronicës dhe i përziejmë. Në një tjetër tas fryjmë me mikser panën, të cilën po ashtu e vendosim në tasin ku kemi bërë bashkë kremin e djathit, gjizën dhe reçelin. I përziejmë sërish të gjithë ingredientët bashkë, shtojmë xhelatinën dhe dalëngadalë edhe qershitë e ziera me sheqer dhe verë. I përziejmë sërish me mikser. Kremin e përgatitur e vendosim në qese pastiçerie. Vendosim nëpër gota fillimisht biskota, mbi to kremin e përgatitur, pak reçel qershie, sërish biskota, krem, reçel dhe është gati.
/tvklan.al