Chelsea dy vjet pa merkato, dënohet nga FIFA


Chelsea dy vjet pa merkato, dënohet nga FIFA

15:10 22/02/2019

Klubi londinez Chelsea është ndëshkuar nga FIFA për të mos transferuar lojtarë të rinj për dy vitet e ardhshme. Ndalimi i merkatos për Chelsea u vendos për shkak të shkeljes së rregullave nga klubi, që ka nënshkruar kontrata me 29 lojtarë nën moshën 18-vjeçare.

FIFA e ka dënuar Chelsea edhe me një gjobë prej 460 mijë Paund. Sipas këtij vendimi të FIFA-s, Chelsea nuk do të mund të zhvillojë merkato deri në Janar të vitit 2020. Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka thënë gjithashtu se ka gjetur 29 shkelje nga 92 raste të hetuara.

Nga ana tjetër, klubi londinez ka paralajmëruar se këtë vendim do ta apelojë.

“Chelsea ka vepruar në përputhje me rregullat përkatëse dhe së shpejti do të paraqesë ankesën e saj ndaj FIFA-s”

, thuhet në deklaratë. /

tvklan.al






Të ngjashme