Chiriches pranon gabimin te goli, nuk komenton pozitat e trajnerit


Chiriches pranon gabimin te goli, nuk komenton pozitat e trajnerit

14:29 21/06/2016

Vlad Chiriches ishte përgjegjës për golin e pësuar në ndeshjen me Shqipërinë që solli edhe eliminimin e Rumanisë nga Europiani. Në kthimin e ekipit në Bukuresht pati edhe reagime të ashpra dhe një nga më të kritikuarit ishte kapiteni Chiriches. Ai doli në një konferencë ku foli edhe për golin e pësuar.

“Ishte një gabim. Unë mendoj se në atë sfidë nuk ishim të përqendruar. Nuk arritëm të shënonim edhe pse patëm raste”, tha Chiriches duke shtuar se tani duhet ngritur një ekip i fortë për të ardhmen.

Mbrojtësi nuk e komentoi mundësinë e largimit të trajnerit Anghel Iordanescu. “Nuk mund të jap një mendim. Unë uroj që federata të marrë vendimin e duhur. Kushdo që të jetë në krye ët skuadrës duket të ndërtojë një grup të fortë lojtarësh për kualifikueset e Botërorit”, deklaroi Chiriches. Vendimet e Anghel Iordanescu janë kritikuar si jo të duhurat, që sollën edhe dështimin. /TV KLAN






Të ngjashme