CIA jep alarmin për ISIS: Po planifikon akte terroriste në Europë
ISIS po stërvit terroristë për të kryer atentate në Perëndim. Alarmi vjen nga Drejtori i CIA-s për çështjet e jashtme, John Brenan.
Përmes një shënimi mbi Shërbimet Sekrete drejtuar Kongresit Amerikan, zyrtari i lartë i Inteligjencës ka paralajmëruar se Shteti Islamik po planifikon të kryejë masakra në kundërpërgjigje të disfatave që po pëson së fundi në Siri dhe Irak.
Një tjetër strategji që grupi terrorist po ndjek, lajmëron Brenan, është ajo e përgatitjes së militantëve që kryejnë sulme të vetëm, në stilin e atentatit të pak ditëve më parë në Francë, ku një 25-vjeçar i radikalizuar vrau një çift oficerësh policie.
Ndërkohë zyrtarët e BE për anti-terrorizmin parashikojnë se Shteti Islamik në Siri dhe Irak do të shkatërrohet plotësisht brenda një viti, falë operacioneve ushtarake të aleancës perëndimore.
Nga ana tjetër ata ngrenë shqetësimin se me shkatërrimin e ISIS, luftëtarët europianë do të kthehen në Europë dhe agjencitë e sigurisë duhet të jenë të përgatitura për t’i identifikuar dhe neutralizuar.
Tv Klan