Ciampi dhe Mejdani në Durrës – (11 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rreth orës 1 me një helikopter të forcave të NATO-s Presidenti Italian Carlo Azeglio Ciampi dhe ai shqiptar zoti Rexhep Mejdani mbërritën në Shtatmadhorinë e forcave italiane të përfshira në operacionin Task Forcë. Sapo mbërritën dy presidentet parakaluan para forcave italiane të nderit.
Para ushtareve të inkuadruar në misionin e Natos në Shqipëri, presidenti Italian Campi tha se ju perfaqesoni jo vetëm forcat e armatosura italiane por shtetin dhe gjithë popullin italian. Misioni juaj, përfundoi Campi, përvecse i ka dhenë frymëmarrje jetës së të ardhurve kosovarë ka forcuar më tepër marrëdhëniet me shtetin shqiptar.
Pas një dreke dy presidentet firmosen ditarin e kësaj qendre ushtarake. Më pas Mejdani dhe Ciampi kanë vizituar kampin e kosovarëve në Malin e Robit. Ky kamp që administrohet nga forcat italiane dhe misioni Ylberi është njëë nga me të mirët.
Presidentet Mejdani e Ciampi vizituan klasat e improvizuara në kamp ku mësonin fëmijët kosovarë. Shumë shpejt ju do riktheheni në shtëpitë tuaja u thanë ata fëmijëve kosovarë. Më pas Presidentët në këtë kamp u takuan me disa kosovarë të sëmurë dhe të plagosur në betejat e luftës me ushtarët serbë.
Nga kampi i Durrësit Presidentet u nisën me helikopter drejt Vlorës nga ku më pas Campi do rikthehej në Brindizi./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj