Çiftet durrsakë dinë t’a përballojnë martesën, ulet numri i divorceve (8 Prill 2001)
Mbërritja deri në Gjykatë e një çifti tregon se zemërimi ka arritur kulmin, por ka raste që zhvillohen dhe seanca të veçanta për ti “sheshuar” gjërat dhe për të arritur pajtimin. Në Gjykatën e Faktit Durrës, 263 padi të ngritura për vitin 2000, thuajse nuk kanë patur nevojë për seancën pajtuese. Të vendosur, 263 çiftet janë ndarë.
Megjithatë sipas statistikave, numri i divorceve është më i ulët po të krahasohet me vitet e shkuara. Kjo shpjegohet mbase se çiftet durrsakë kanë filluar t’i rezistojnë vështirësive të jetës ose kanë nisur të celebrohen më pak të tillë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti