Çifti i pandarë SHBA-Britani


Çifti i pandarë SHBA-Britani

03:05 26/01/2018

Në takimin që zhvilluan në Davos të Zvicrës, Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May derdhën  një lumë lëvdatash ndaj njëri-tjetrit. Para gazetarëve është shfaqur një çift aleatësh që kanë demonstruar marrëdhëniet e mira reciproke, duke zbehur kështu aludimet se mes SHBA dhe Britanisë ka pasur ftohje për tema të nxehta ndërkombëtare.

Donald Trump, mbërriti në mënyrë pompoze në Davos, në vizitën e tij të parë në këtë forum. Edhe pse një nga sipërmarrësit më të mëdhenj amerikanë, ai nuk ka qenë asnjëherë i ftuar në elitën ekonomike botërore.

Presidenti amerikan do të flasë nesër, ndërsa kryeministrja britanike mbajti fjalimin e saj sot, para një salle gjysmë të mbushur.

Ajo ka ftuar komunitetin ndërkombëtar të marrë masa për promovimin e shkëmbimit të lire tregtar duke shtuar se Britania nuk mund të shkojë në drejtim të kundërt me këtë linjë. Ajo ka shtuar se vendi i saj do vijojë të jetë mbështetës botëror kundër barrierave, edhe kur te largohet nga BE.

Burimi: Klan Plus






Të ngjashme