Çifti me sindromën Down duan të kenë 4 fëmijë


Çifti me sindromën Down duan të kenë 4 fëmijë

08:52 03/10/2016

Një çifti i ri me sindromën Down janë të dëshpëruar për t’u martuar dhe për të bërë fëmijë, megjithëse prindërit e tyre të shqetësuar kanë frikë se ata nuk do jenë kurrë gati.

Michael Cox, 25 vjeç dhe Taylor Anderton, 21 vjeç, nga Queensland, u takuan gjashtë vite më parë në kompeticionet e notit dhe u fejuan vitin e shkuar.

Tani ata synojnë të martohen dhe të kenë fëmijë.

“Duam të bëjmë katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë”, tha Michael.

Prindërit e çiftit e pranojnë faktin që fëmijët e tyre janë të lumtur së bashku dhe e mbështesin lidhjen e tyre, por hezitojnë për qëllimin e tyre të bëhen prindër.

“Taylor dhe Michael duan të martohen dhe të bëjnë fëmijë dhe kjo më shqetëson shumë”, tha mamaja e Taylor./tvklan.al






Të ngjashme