Çifti nxirret nga makina pas 2 orëve nën ujë…


Çifti nxirret nga makina pas 2 orëve nën ujë…

13:01 25/12/2020

Një ‘mrekulli’ Krishtlindjeje mund të konsiderohet shpëtimi i një çifti në Britaninë e Madhe, të cilët për gati dy orë qëndruan të bllokuar në makinën e tyre që ishte mbuluar nga uji.

Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë zjarrfikësit të cilën nxjerrin një burrë dhe një grua nga makina e tyre, paraditen e së premtes pranë Norwich.

Dy dëshmitarë, Matt dhe Alex Emmerson, e dalluam makinën nga dritarja e tualetit të tyre rreth 15 minuta përpara se zjarrfikësit të nisnin operacionin e shpëtimit. Ata ishin me idenë se makina ishte bosh…

“Kushdo që ishte, ata kanë qëndruar aty për një kohë të gjatë, gati 2 orë. Uji duhet të ketë qenë akull”, tha Matt për BBC.

Ai e cilësoi këtë operacionin shpëtimi si “mrekulli” në vigjilje të Krishtlindjes, teksa tregoi më tej se për të shpëtuar çiftin zjarrfikësit thyen xhamin e makinës.

Shirat e dendur gjatë ditëve të fundit shkaktuan përmbytje masive në jug të Norfolk. Policia atje tha se po hetonte shkaqet e ngjarjes, ndërsa çifti u dërgua në spital./tvklan.al






Të ngjashme