Çifti ribashkohet pas 72 vitesh, kësaj herë për t’u martuar
Një çift të cilët kishin rënë në dashuri që në fëmijëri do të martohen më në fund në moshën 89 vjeçare.
Grafisti Xhorxh Coffin jetonte 200 metra larg nga punonjësja e zyrës Irene Lanning dhe ata kishin qenë të dashur në moshën 17 vjeçare. Ata të dy vazhduan jetën dhe u martuan me partnerë të tjerë të cilët kanë vdekur gjatë viteve të fundit, pastaj më në fund u takuan përsëri në funeralin e një miku të përbashkët. Ata e rikuperuan romancën e tyre gjyshi i tetë fëmijëve George gjashtë muaj më vonë i propozoi asaj për martesë.“Ne kemi kuptuar se ishte ide e mirë të jetonim së bashku dhe jo veç e veç, familjet tona janë të lumtura gjithashtu”,
tha George. Tashmë çifti të cilët kanë 12 nipër e mbesa gjithsej, do të martohen më vonë këtë muaj./tvklan.al