Çifti shtyn dasmën për shkak të koronavirusit


Çifti shtyn dasmën për shkak të koronavirusit

17:58 06/03/2020

Pasi konfirmoi se është në pritje të ëmbël, mësohet se këngëtarja e njohur Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë shtyrë ceremoninë e tyre të martesës në Japoni.

Një burim për revistën “People”, u shpreh se çifti i cili pritej të martohej në fillim të verës ka vendosur të pezullojë planet dhe shkak për këtë është bërë përhapja e koronavirusit në mjaft vende të botës.

Ata ishin mjaft të ngazëllyer dhe po merrshin me të gjithë elementët e dasmës, por po ndërpresin planet e tyre për shkak të koronavirusit”, shprehet burimi./tvklan.al






Të ngjashme