Cigaret kontrabandë (13 Nëntor 1999)
50 milion lekë mall paketash kontrabandë janë sekuestruar nga Policia në kryeqytet. Mbrëmë vonë Reparti Shqiponja dhe agjentët e krimit ekonomik kanë sekuestruar në banesën e një shtetasi sasinë më të madhe të cigareve të padokumentuara. 12 mijë paketa pa pullë fiskale të Ministrisë së Finanave dhe dhe 19 mijë paketa të tjera me pullë fiskale por që dyshohet të jenë të falsifikuara janë gjetur dhe më pas sekuestruar në shtëpinë e shtetasit Engjëll Hashimi.
Policia pas sekuestrimit të cigareve dhe dorëzimit të tyre në magazinat e rezervave të shtetit, ka prangosur dhe zotëruesin e tyre 52 vjeçarin Hashimi me një dosje penale nën akuzën e kryerjes së veprës penale të kontrabandës së mallrave për të cilët kryhen akcizë.
Pas kësaj Policia po punon për zbulimin e ardhjes së një sasie kaq të madhe të mallit të cigareve kontrabandë në duart e një njeriu që nuk ekziston në listat e policisë dhe zbulimin e ndonjë rrjeti të mirëorganizuar./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj