Cikalleshi shënon autogol
Një mbrëmje pa fat për Sokol Cikalleshin, në play off-in e Ligës së Europës.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare zbriti në fushë si titullar me skuadrën e tij, Basak-sehir
,
në sfidën e parë kundër Shakhtar Donjeck.
Por futbollisti jo vetem nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij, por shënoi edhe një autogol.
Devijimi i Cikalleshit u dha epërsinë miqve në pjesën e parë.
Turqit arritën të barazonin shifrat, por u ndëshkuan sërish në pjesën e dytë. Humbja zbeh shpresat e tyre për të luajtur në fazën e grupeve në këtë edicion të Ligës së Europës.
Tv Klan