Cikalleshi shpëton Osmanlisporin nga humbja
Sokol Cikalleshi ishte shpëtimtari i Osmanlisporit në takimin e javës së 21 të kampionatit turk. Sulmuesi shqiptar hyri në lojë si zëvendësues duke shënuar 2 gola në barazimin 3 – 3 në fushën e Gëztepe.
Osmanlispori po kalon momente të vështira dhe 1 pikë është e vlefshme, pasi po lufton për të qëndruar në Superligë. Sokol Cikalleshi ka shënuar 4 gola deri më tani në këtë kampionat.
Tv Klan