Cikalleshi, zyrtarisht lojtar i Osmanlisporit
Sokol Cikalleshi është zyrtarisht një lojtar i Osmanlisporit, duke qëndruar sërish në Superligën turke. Sulmuesi i kombëtares u largua nga Bashaksehiri, ku së fundi nuk po gjente hapësirat e duhura. Firma në klubin e ri i kushtoi edhe vendin përfaqësuesen kuqezi Cikalleshit. 27-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjes së trajnerit Panuçi, duke humbur grumbullimin.
Një tjetër kuqezi ka ndryshuar fanellë në këtë fillim-sezoni. Ledian Memushaj u transferua te Benevento, ekip ku luan edhe Berat Gjimshiti. Mesfushori i Kombëtares kaloi në formë huazimi me detyrim blerje për 1 milionë euro. Ledian Memushaj vëzhgohej nga shumë ekipe brenda dhe jashtë Italisë, por duket se projekti i Beneventos e ka bindur mesfushorin vlonjat.
Tv Klan