Cikloni “Ianos” shkakton dëme kolosale në Greqi
Cikloni “Ianos” në Greqi vijon të shkaktojë dëme të shumta. Mediat në greqi kanë publikuar sot pamje nga qyteti Kardisa, i cili është një ndër më të prekurit.
Në Kardisa të gjitha rrugët janë mbylluar nga balta dhe uji. Pronarët e dyqaneve kanë nisur pastrimin, por sërish siç shihet dhe nga fotot balta ka mbuluar gjithçka.
Pastrimi i bizneseve së tyre është edhe më i vështirë, pasi për shkak të ciklonit është ndërprerë furnizimi me ujë dhe me energji elektrike.
Kreu i Komës së Karditsa, Vassilis Tsiakos, iu është drejtuar qytetarëve me një mesazh dhe shkruan se qyteti është në një situatë të vështirë, por e keqja është shmangur. Cikloni “Ianos” duket se është larguar nga Kardisa, por frika ekziston ende./tvklan.al