Cilat janë ushqimet për një gjumë të mirë
Ushqimet që janë të pasura me fibra janë “çelësi” për një gjumë të mirë.
Shkencëtarët nga Instituti i Ushqimit, në Universitetin e Kolumbisë në SHBA zbuluan pas testimeve se personat që konsumojnë produkte ushqimore që kanë fibra bëjnë një gjumë shumë të mirë dhe të qetë.
Ndërsa konsumimi i ushqimeve me përmbajtje sheqeri dhe yndyrat të çojnë në një “gjumë të lehtë” dhe me shumë ndërprerje gjatë natës.
Studimi i publikuar në revistën “
Journal
” tregon kujdesin që duhet të tregojmë me ushqimet që konsumojmë, pasi ato luajnë një rol në jetën tonë të përditshme dhe jo vetëm gjatë gjumit./tvklan.al