Cilat vajza ju kanë më shumë inat? Si përgjigjen Arjana, Suela dhe Enxhëll

Suela Karaj

Cilat vajza ju kanë më shumë inat? Si përgjigjen Arjana, Suela dhe Enxhëll

21:12 11/12/2020

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan është pasuar me një sërë debatesh e replikash mes vajzave të kastit, ku konkurrentet janë ndarë në grupe dhe kanë sulmuar njëra-tjetrën.

Arjana, Suela dhe Enxhëll, janë treshja e vënë në shenjestër nga vajzat e tjera, teksa ato kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story” gjithçka që nuk mundën t’jua thonin “kundërshtareve” të tyre në sy.

Vajzat janë takuar bashkë në një qendër estetike, ku kanë bërë edhe disa trajtime dhe kanë komentuar të gjithë situatën e krijuar nga debatet e ditëve të fundit.

Ato janë pyetur nëse konkurrentet e tjera i kanë zili, teksa nuk kanë nguruar të përmendin edhe emra.

Arjana, Suela dhe Enxhëll, kanë dhënë edhe mendimet e tyre se cila mund të eliminohet e para nga të treja.

Cila nga vajzat konkurrente mendoni se ju ka më shumë inat?

Suela: Binjaket. Ato u bënë helm, u bënë tym. Dukej edhe nga takimi kur po jepej klipi ynë, dukeshin fytyrat e tyre. Ka patur reagime edhe nga vajzat e tjera por ato të dyja ishin shumë të dukshme.

Enxhëll:  Nuk do doja ta mendoja se cilat më kanë inat por realisht kam parë shumë mllef dhe më vjen keq që vajza aq të reja të vogla të kenë aq negativitet brenda tyre, më vjen shumë gjynah.

Arjana: Duke parë edhe intervistat e vajzave, ngelën duke na thënë që shtireni për show, apo jeni fake. Nuk jemi fare fake. Ne jemi ashtu siç jemi në jetën reale, kur pimë kafe, kur hamë bashkë apo edhe kur jemi te Klani. Jemi njësoj.

Mendoni se vajzat e tjera ju kanë zili për shoqërinë që keni?

Suela: Pafund, duken nga fytyra që xhelozojnë dhe kanë filluar pak edhe ato që flasin si Kejda që thonë do përçahet shoqëria. Shoqëria u krijua tani s’do e prishim. Madje po bëhet më e fortë akoma.

Enxhëll: Unë i ndjek të gjitha intervistat dhe i shoh me detaje, kështu që prit dashurinë e motrave, do ta shohim. Nuk jemi njësoj si binjaket, ne na buron energjia pozitive, jemi realiste, nuk janë pozitive ato.

Kush mendon se do të eliminohet e para nga ju të treja?

Suela: Asnjëra, deri tani jo.  Kur të vijë rradha do ta shohim.  S’kam asnjë mendim asgjë.

Enxhëll: Nuk e di, besoj se ne të treja do jemi akoma deri në finale. Saimiri le të zgjedhë atë që i do shpirti dhe atë që mendon se është më e mira për të./tvklan.al






Të ngjashme