14:37 22/12/2013Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe ish- Miss Albania, Suada Sherifi zëvendësojnë Ardit Gjebrean tek e Diela Shqiptare. Siç e thanë edhe dy bashkëprezantueset në hapjen e prgramit e kësaj të diele, Gjebrea është tërhequr vetëm për pak ditë nga drejtimi i spektaklit pas 5- vitesh, për arsye shëndetësore.
Vetë ai në një postim për fansat në rrjetin social Facebook ka deklaruar se mjekët i kanë kërkuar të qëndrojë disa ditë në pushim total, në mënyrë që problem shëndetësore të mos i avancojnë. Gjebrea ka shtuar në status se; nuk është asgjë më shumë, por thjeshtë një lodhje e momentit, ndaj duhet një pausë e vogël për të rimarrë veten.
Çiljeta Xhilaga përveç muzikës dhe aktrimit ka patur edhe më parë eksperienca të tjera në prezantime të ndryshme televizive. Ndërsa për Suada Sherifin kjo është hera e parë që i besohet një program kaq i rëndësishme dhe i stabilizuar në audiencë, si ky i të Dielës në ekranin e Televizionin Klan.
Burime brenda stafit thonë se shumë shpejt pritet rikthimi i Gjebrës në drejtimin e programit më popullor në Shqipëri.