13:05 30/01/2014Policia vuri në pranga tre persona të dyshuar për një sërë atentatesh me ekploziv të kryera vitet e fundit në disa rrethe të vendit. Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa tha në një konferencë për shtyp se ky grup përbëhej nga 5 anëtarë, 3 prej të cilëve janë të arrestuar.Arrestimi i tyre, sipas tij, parandaloi edhe vrasjen e një biznesmeni.Të arrestuarit dyshohet për vendosje tritoli në makinën e prefektit të Vlorës dhe për dy vrasje të ndodhura në Vlorë, të kryera me eksploziv.Njëri prej të arrestuarve dyshohet gjithashtu si autor i 20 vrasjeve me pagesë në Greqi. Në banesën e tij të marrë me qera në Tiranë policia gjeti një arsenal armësh, municionesh dhe paisjesh elektronike që i përdorte për aktivizimin e bombave të telekomanduara