Cipras riformaton kabinetin, fut në qeveri “Armiqtë”
Ashtu siç kishte paralajmëruar të hënën kur tha se qeveria e tij ka nevojë për “gjak të ri”, kryeministri grek Aleksis Cipras riformatoi kabinetin e tij qeveritar.
Mirëpo freskimi i qeverisë greke nuk u reflektua në portofolet kryesore.
Në krye të diplomacisë do të jetë sërish, Nikos Kocias, që u shpërblye për punën intensive në dy fronte, marrëveshjen delikate për emrin me Maqedoninë dhe atë ende në zhvillim e sipër me Shqipërinë.
Mbrojtjen Cipras ia besoi edhe këtë herë Panos Kamenosit. Edhe ministria e financave, një tjetër dikaster kyç për Greqinë e sapo dalë nga kriza, iu besua sërish ministrit Euklid Cakalotosit.
Vendimi i Ciprasit për të ndryshuar qeverinë, bëri jo pak bujë në mediat greke, pasi në kabinetin e ri bëjnë pjesë emra që vijnë nga forcat kundërshtare të kryeministrit, si ish-deputetja e Demokracisë së Re Katerina Papakosta dhe Mariliza Ksenojanakopulu, ish-deputetet e PASOK.
Emri më i përfolur është ai i Katerina Papakostas e cila njihej si një ndër armiket më të betuara të kryeministrit, për të cilin thoshte se është një amoral, i mjerë dhe një njeri i mërzitshëm.
Pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar reagoi edhe Opozita greke. Demokracia e Re tha se freskimi i vërtetë i qeverisë do të bëhet shtatorin e vitit të ardhshëm nga populli, në zgjedhjet e përgjithshme.
PËRBËRJA E RE E QEVERISË GREKE
Zëvendëskryeministër: Yannis Dragasakis
Ministria e Punëve të Jashtme: Nikos Kotzias
Ministria e Mbrojtjes: Panos Kammenos
Ministria e Financave: Euklid Tsakalotos
Ministria e Brendshme: Aleksandros Haritsis
Ministria e Mbrojtjes Civile: Olga Gerovassilis
Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit: Yiannis Dragasagis
Ministria e Drejtësisë: Michalis Kalogirou
Ministria e Telekomunikacionit: Nikos Pappas
Ministria e Arsimit dhe Çështjeve Fetare: Kostas Gavroglou
Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale: Efi Achitsoglou
Ministri Alternativ i Solidaritetit Social: Theano Fotiou
Ministria e Shëndetësisë: Andreas Xanthos
Ministria e Rindërtimit Administrativ: Mariliza Xenogiannakopoulou
Ministria e Kulturës dhe Sporteve: Myrsini Zorba
Ministria e Mjedisit dhe Energjisë: Giorgos Stathaki
Tv Klan