
Cirku gjerman me kafshë virtuale
Pas shtëpive të modës që hoqën nga koleksionet e tyre lëkurat e kafshëve, pjesë e kësaj nisme bëhet edhe cirku i Gjermanisë. Kafshët që kanë argëtuar prej vitesh audiencën me akrobacitë e tyre, janë zëvendësuar me 11 hologramë, të cilët vendosen në ambientet ndryshme të sallës duke paraqitur imazhet e kafshëve sikur të jenë realitet.
