Cirku i Tiranës në gjendje të mjerueshme – (21 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Cirku i Tiranës, ka nevojë për para. Kjo shihet në ambientet e amortizuara dhe mbulesa e vetme që është funksionale vetëm në ditët me diell. Sipas drejtorit të porsa emëruar, Kujtim Dumi, kjo çadër është blerë tre vite më parë, por që në fillimet e saj nisi të pikonte dhe të mos kishte bazamentin për të mbajtur prozhektorët dhe litarët mbrojtës.
5 milion lekë të reja ka marrë firma Alba Lan Construksion, për të ripërtërirë çadrën 20 vjeçare. Përveç kësaj, palestra s’ka mjete didaktike, parketi dhe sfungjerët, janë jashtë përdorimit. Drejtori Dumi kërkon:
Kujtim Dumi:- “Problemi më pikant që unë ngre, për institucionet nga unë varem, për donatorët, sponsorit, dashamirësit e artit shqiptar është çadra e cirkut. Kjo është në një gjendje tejet skandaloze është jashtë çdo kushti teknik dhe artistik, për të dhënë shfaqe. Gjëja e parë që unë do të bëjë është se do të trokas në çdo derë, për të kërkuar një ndihmë financiare, nëpërmjet projekteve për çadrën e cirkut shqiptar”.
Ky cirk i ngritur në vitet ‘59, mbetet unikal, pasi në jo shumë vende të Ballkanit lëvrohet ky art. Kulmin e tij e ka pasur në vitet ’90, ku dy trupa me 100 punonjës, shëtiste në çdo qytet. Sipas drejtorit ka dhjetë vite që nuk ka turne, pasi s’ka fonde./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti