Çizmet mbi gju, trendi i këtij sezoni
Çizmet janë domosdoshmëri absolute në stinën e dimrit. Ato janë praktike, të thjeshta për t’u veshur në temperatura të ulëta.
Fustanet, xhinset apo edhe fundet mund të kombiohen shumë bukur me çizmet mbi gju. Në qoftë se keni menduar që këto lloj çizmesh kishin dalë nga moda për të mos u rikthyer kurrë, e keni pasur gabim.
VIP-a si J.Lo, Billy Porter dhe shumë të tjera e kanë konfirmuar këtë trend. Një kombinim i mirë dhe i thjeshtë për një palë çizme të zeza mbi gju do të ishte një peliçe e plotë, një pulovër leshi ose një golf i zi me një palë xhinse të thjeshta të cilat mund t’i zgjidhni sipas dëshirës.
Një tjetër kombinim vërtet interesant i çizmeve të gjata është ai me xhinse të shkurtra dhe një pallto të plotë ngjyrë rozë. Mund të themi që është një kombinim i çuditshëm ngjyrash, megjithatë e rëndësishme është që çdokush të duket bukur.
Meqenëse po iu afrohemi festave të fundvitit çizmet e gjata janë një rasti perfekt për t’u kombinuar bukur me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Pra këtë sezon çizmet poshtë gjurit do t’i shihni kudo.
Klan Plus