Çizmet në sezonin e ftohtë        


Çizmet në sezonin e ftohtë        

10:15 30/12/2018

Çizmet janë domosdoshmëri absolute në stinën e dimrit. Ato janë praktike, të thjeshta për t’u veshur në temperatura shumë të ulëta.

Por, çdo sezon ka gjithmonë diçka që e dallon nga një tjetër dhe kjo vlen edhe për çizmet.

Çizmet me stil janë gjithmonë me të preferuara për femrat për këtë sezon.

Në fund të fundit, të veshësh një palë çizme të zeza me xhinse dhe një pulovër, mund të bëhet e mërzitshme dhe një stil i përsëritur për një kohë të gjatë.

Ato mund të kombinohen me fustane elegante, me funde kadife ose me bluza sportive.

Për këtë arsye, moda e Street Style na jep gjithnjë inspirim për kombinimet që duhet të bëjmë me çizmet në sezonin e ftohtë.

Klan Plus






Të ngjashme