Clinton humb avantazhin ndaj Trump
Vetëm pak ditë para zgjedhje presidenciale në Amerikë, situata për kandidaten demokrate Hillary Clinton duke se ka precipituar pas deklaratës se kreut të FBI-së për rihapjen e hetimeve të emaileve të ish-sekretares së shtetit.
Sondazhi i fundit i ABC News/Washington Post thotë se Trump është një pikë në avantazh nga rivalja e tij demokrate. Kjo është hera e parë që nga muaji Maj që kandidati republikan kalon në sondazhe demokraten.
Sipas Washington Post, 46% e votuesve të mundshëm mbështesin Trump ndërsa 45% i japin votën ish-sekretares së shtetit. Vetëm gjatë fundjavës, pas publikimit të lajmit për rihapjen e hetimeve për Clinton, ajo ka humbur rreth 7 pikë.
Më herët stafi i kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë ka akuzuar kreun e FBI-së për përdorim të standardeve të dyfishta në lidhje me hetimin.
Reagimi erdhi pasi James Comey ju drejtua publikisht mediave amerikane që të mos akuzojnë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale.
Nga ana e saj, Clinton ka thënë se nuk i trembet hetimit të rihapur, ndërsa Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se rihapja e hetimeve nuk është bërë me qëllim për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 8 Nëntorit.
Tv Klan