Clinton ia del, fiton numrin e nevojshëm të delegatëve
Hillary Clinton siguroi numrin e nevojshëm të delegatëve për t’u përzgjedhur kandidate e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë.
Ish-Sekretarja e Shtetit, arriti të sigurojë mbështetjen e 2383 delegatëve, që i nevojiteshin për të marrë emërimin.
Hilary Clinton ka shënuar një fitore vendimtare në Porto Riko gjatë fundjavës, duke marrë mbështetjen e shume delegatëve.
Fitorja ka ardhur rreth 8 vjet pas humbjes ndaj Barack Obamës në fushatën e vitit 2008.
Fushata e Clinton, si pasardhësja e presidentit të parë afro-amerikan u përball me një sfidë të fuqishme nga ana e senatorit të Vermontit, Bernie Sanders.
Megjithatë, fushata e tij nxori në pah një nivel të lartë zhgënjimi në mbarë vendin.
Ndërkohë, anketat tregojnë se shifrat e mbështetjes për Clinton-in në shkallë vendi janë mjaft afër atyre të rivalit republikan, Donald Trump.
/tvklan.al