Clinton: Ja nga mund të më vijë e keqja


Clinton: Ja nga mund të më vijë e keqja

10:11 06/09/2016

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, tha se Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-së përmes sulmeve kibernetike në Partinë Demokratike dhe në sistemin shtetëror të votimit.

“Fakti se profesionistët tanë të inteligjencës janë duke studiuar situatën dhe duke e marrë seriozisht, ngre shqetësime të thella për ndërhyrjen ruse në procesin tonë zgjedhor”, tha Clinton për gazetarët në avionin e saj të fushatës.

Clinton tha se kundërshtari i saj, kandidati republikan, Donald Trump, ka një “tërheqje të çuditshme” nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe “diktatorët e tjerë dhe se ai ose është duke punuar për Rusinë ose duke e nxitur Rusinë të ndërhyjë./tvklan.al






Të ngjashme