Clinton: Trump, simbol i një sistemi të manipuluar


Clinton: Trump, simbol i një sistemi të manipuluar

13:03 04/10/2016

Hillary Clinton ka sulmuar sërish kandidatin republikan, duke e quajtur atë “simbolin e një sistemi të manipuluar”. Duke folur gjatë një tubimi elektoral në Ohaio, Clinton tha se Trump përfaqëson të njëjtin sistem të manipuluar.

  “Trump përfaqëson po atë sistem të manipuluar që thotë se do të ndryshojë, ndërkohë që miliona familje amerikane punonin për të shlyer detyrimet e tyre fiskale duket se ai ka preferuar të mos kontribuojë me asgjë.”

I pari vjen Trump pastaj gjithë të tjerët, vijoi akuzat kandidatja demokrate.

Gjatë fundjavës, e përditshmja amerikane New York Times publikoi një dokument, ku tregohej se Trump mund të ketë shmangur taksat për 18 vite, pasi deklaroi në vitin 1995 një humbje prej 900 milion dollarësh.

Lidhur me çështjen, miliarderi republikan deklaroi se në mënyrë brilante ai ka menaxhuar kodin kompleks të taksave.

Debati mbi taksat pritet të vijojë të martën në mbrëmje, gjatë debatit të dy kandidatëve për president.

Më herët rrjeti mediatik CNN publikoi të dhënat e një sondazhi në rang kombëtar pas debatit të parë televiziv mes dy kandidatëve për president.

Sipas të dhënave, Clinton qëndron 5 pikë në avantazh dhe po shkëputet në disa prej shteteve kryesore./tvklan.al






Të ngjashme