Ç’makina ofron Shqipëria?


Ç’makina ofron Shqipëria?

Autori: Blendi Fevziu

23:41 26/05/2010

Historia e makinave në Shqipëri lidhet me kohën kur në krye të shtetit ishte Mbreti Zog. Madje në muajin Gusht të vitit 1933, ai themeloi Klubin Turistik dhe Automobilistik Mbretëror, të cilin e drejtonte princesha Mexhide. Ky klub u bë dhe anëtar i shoqatave analoge në Europë dhe ndikoi jo pak në prezantimin e Shqipërisë si një vend ku turistët mund të shëtisnin me makina në akse të ndryshme të vendit.

Kjo pikënisje pozitive u bllokua për rreth 50 vjet nga sistemi komunist, ku askush nuk mund të zotëronte një automjet privat. Të vetmet makina të kohës ishin taksitë dhe ato të pushtetarëve të lartë, ndërsa udhëtimi me to mbahej mend si një ngjarje që tregohej gjatë.

Me ndryshimin e sistemit, makinat e para të regjistruara në Shqipëri datojnë në verën e vitit 1991. Në vitin 1996 u hap koncesionari i parë në Shqipëri dhe më tej vijuan koncesionarët e tjerë.

Sot janë shumë pak brandet prestigjoze ndërkombëtare që mungojnë me përfaqësitë e tyre zyrtare, megjithatë Shqipëria renditet e fundit në rajon me numrin e automjeteve në përdorim. Vetëm 1 nga 10 persona kanë në zotërim sot një makinë, ndërsa në Europë mesatarja është 1 makinë në 2 persona dhe në rajon raporti shkon 1 me 4.

Për të diskutuar mbi koncesionarët e makinave në Shqipëri në emisionin ”Opinion” ishin të ftuar prezantuesja Balina Bodinaku dhe përfaqësues të koncesionarëve Sokol Kodra, Eno Zeneli, Eno Turku, Arsim Rama, Aldi Kuzmi, Ergys Gjani dhe Artan Qesku./tvklan.al






Të ngjashme