“Çmendet” moti, borë në Itali
Meteorologët parashikuan një rënie të lehtë temperaturash për këtë fundjavë, por askujt nuk ia merrte mendja se erat atlantike do të shkaktonin edhe reshje dëbore.
Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Mëngjesin e sotëm, banorët e Livigno, në Lombardi u përballën me motin e keq në mes të verës.
Madje, siç shkruan “La Reppubblica” ata patën edhe probleme me qarkullimin e automjeteve për shkak të reshjeve të dëborës, duke i detyruar të lëvizin me zinxhirë.
Kjo zonë ndodhet në veri të Italisë, në Alpe dhe banorët atje janë të mësuar me temperaturat e ulëta, megjithatë, dëborë në mes të Korrikut, kjo nuk është diçka që ndodh çdo ditë.
Edhe më ironik është fakti se sipas meteorologëve, dëbora pritet që ditën e nesërme të largohet, pasi parashikohet përmirësim i temperaturave, që do të arrijnë deri në 20 gradë.
Aktualisht, termometri në këtë provincë ka shënuar 0.5 gradë celcius. /tvklan.al