“Çmendet” moti, mbi 800 rrufe godasin Shkupin


“Çmendet” moti, mbi 800 rrufe godasin Shkupin

01:13 07/08/2016

Ashtu siç ishte parashikuar, në ditët në vijim i gjithë rajoni pritet të pësojë një ulje të temperaturave.

Megjithatë, mund të thuhet se situata aktuale në Maqedoni është e pazakontë për stinën e verës. Kjo pasi mbrëmjen e sotme, në Shkup raportohen se janë regjistruar mbi 800 rrufe.

Mediat vendase shkruajnë se një mot i tillë nuk është parë në Shkup prej dekadash. Reshjet intensive të shoqëruara me era të forta vijojnë prej disa orësh, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.

5-55

 

Rrugët janë bllokuar, ndërsa autoritetet i kanë bërë apel qytetarëve të mos lëvizin nga banesat. Ndërkohë, sipas

Klan Kosovës

një fëmijë 13 – vjeç rezulton i zhdukur në Hasanbeg të Shkupit, ndërsa shumë familje në këtë zonë po evakuohen për shkak të vërshimeve të mëdha të ujit.

Gjashtë ekipe të Ushtrisë së Maqedonisë janë të angazhuar aktualisht në këtë zonë. /tvklan.al





Të ngjashme