Çmimet e karburanteve pësojnë rënie (5 Janar 2001)
Çmimet e karburanteve 2 ditët e fundit janë ulur me 20 lekë të vjetra. Shoqëria e vetme shoqërore APC që konkurron në tregun privat të karburanteve në vendin tonë ka ulur çmimin e benzinës dhe gas oil me 10 lekë të vjetra.
Çmimet e karburanteve në vendin tonë pësuan një rritje të ndjeshme për shkak të politikës ndërkombëtare në këtë treg. Por, pavarësisht se vendet ndërkombëtare të OPEK morën vendime për të stabilizuar karburantet duke ulur çmimet afër fundvjeshtës, në vendin tonë çmimet vazhdonin të ishin të larta.
Ulja e dy ditëve të fundit erdhi pikërisht nga influenca e tregut ndërkombëtar si dhe nga kujtesa më më fund e ndërhyrjes së kompanisë shtetërore APC./tvklan.al