Çmimi në Egjiptit për aktorin shqiptar – (14 Shtator 1999)


Çmimi në Egjiptit për aktorin shqiptar – (14 Shtator 1999)

18:57 14/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Perëndia e mençurisë Egjiptiane mbrrin në duart e artistit shqiptarë. “Toti i Artë” është çmimi i marrë nga ish-studenti i Akademisë së Arteve të Bukura, Dritan Brahimllari, që pas largimit nga Shqipëria një vit më parë ushtron profesionin e tij në Spanjë. Trupa spanjolle është nderuar me çmimin e parë, ndërsa Dritan Brahimllari ka fituar si aktori më i mirë në këtë trupë spanjolle.

Festivali i 12 i Kajros, rezervon edhe një tjetër medalje të artë dhënë aktorit Mirush Kabashi, nga Ministria e Kulturës e Egjiptit, si aktori që ka dhënë më shumë për teatrin ndërkombëtar. Ndërsa sivjet studentët e vitit të 3 dhe të 4 të Akademisë sonë të Arteve janë paraqitur me pjesën “Vita Brevis”.

44 vende pjesmarrës në këtë festival dhe hera e katërt që Shqipëria merr pjesë. Këtë herë nën kujdesin e veçantë dhe kontributin dhe mbështetjen e ministrit të Kulturës Rama. Një prej regjizorëve pjesmarrës në këtë festival Gazmend Gjoka çmimet e marra i sheh si shpresë të mëtejshme të aktorëve shqiptar.

Regjzori Gazmend Gjoka:- “Kjo është Shqipëria me përfaqësimin e saj jo vetëm që kontribuoj në festival, në mënyrën e eksperiencës së saj dhe në mënyrën e paraqitjes por edhe me vlerat që kritikët dhe personalitetet e artit shprehën për këtë shfaqe, për “Totin e Artë”. Këtë çmime fiton një djalë i ri duke i dhënë një shpresë teatrit shqiptar. Një moment shumë emocional, momenti i marrjes së çmimit nga djali shqiptar”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme