CNN: Greqia lëshon brenda 48-orësh urdhër -arrestin ndërkombëtar për Balilin
Policia greke ka shpallur në kërkim Klemend Balilin, i akuzuar si kreu i kartelit më të madh të narkotrafikut në Europë. Seksioni grek i CNN shkruan se brenda 48 orëve të ardhshme, prokurori i çështjes pritet ta shndërrojë vendimin në urdhër-arresti ndërkombëtar për t’ia dërguar të gjitha policive europiane.
Një kopje e dosjes së hetimeve në ngarkim të 44 vjeçarit do t’i dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme në vendin tonë. Sipas mediave greke, Athina nuk do të kërkojë ekstradimin e tij në Greqi, por do ta lërë në dorën e autoriteteve gjyqësore shqiptare shqyrtimin e dosjes së ish-drejtorit të Transporteve të Sarandës.
CNN nënvizon se në të njëjtën kohë, ndaj biznesmenit shqiptar do të ketë edhe një hetim për pasurinë e tij, pasi dyshohet se ka llogari bankare në 10 vende të Evropës
Vendndodhja e Klemend Balili mbetet mister që nga 11 Maji kur në doli në dritë emri i tij në dosjen hetimore të policisë së Atikës dhe zyrës së DEA-s amerikane në Athinë.
Klemend Balili akuzohet e si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku kishte rolin e financuesit dhe furnizuesit me kanabis nga Shqipëria drejt vendeve të Europës.
Policia shqiptare ka ushtruar kontrrolle në banesat e tij për t’i i komunikuar të mos lartgohet nga vendi deri në sqarimin e situatës, por nuk ka mundur ta gjejë atë.
Tv Klan