CNN: Rusia shkaktoi krizën e Katarit me “fake news”


CNN: Rusia shkaktoi krizën e Katarit me “fake news”

09:58 07/06/2017

Katër shtete arabe kanë shkëputur lidhjet diplomatike me Katarin me pretendimin se dyshojnë që ky shtet financon terrorizmin.

Ndërkohë, CNN disponon informacioneve ekskluzive se kriza e Katarit mund të jetë shkaktuar nga Rusia përmes “Fake News”.

“Hetuesit amerikanë besojnë se hakerat rusë kanë sulmuar agjencinë shtetërore të lajmeve të Katarit dhe kanë shpërndarë një raport me lajme të rreme duke shkaktuar një krizë mes aleatëve të afërt të SHBA. FBI ka dërguar një ekip hetuesish në Doha për të ndihmuar qeverinë e Katarit që të hetojnë incidentin e dyshimtë të krimit kibernetik”, thonë zyrtarët e Qeverisë së Katarit dhe qeverisë amerikane për CNN.

 Sipas kësaj agjencie, zyrtarët amerikanë besojnë se qëllimi i Rusisë është të shkaktojë përçarje mes SHBA-së dhe aleatëve të saj.

 Nuk është e qartë nëse hakerat që kanë shkaktuar krizën në Katar janë pjesë e ndonjë organizate kriminale apo i përkasin shërbimeve të Inteligjencës Ruse. Megjithatë, një zyrtar amerikan shtoi se në Rusi është pothuajse e pamundur që të ndodhë një sulm i tillë pa lejen e qeverisë./tvklan.al

 






Të ngjashme