Çoi të moshuarin italian drejt vdekjes, shqiptari arrestohet me rreth 2 kg drogë


Çoi të moshuarin italian drejt vdekjes, shqiptari arrestohet me rreth 2 kg drogë

15:56 21/07/2016

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Modena. Shqiptari i arrestuar është 25-vjeçari me inicialet K.M.

Atij i janë gjetur 1.5 kilogramë heroinë, 200 gram marijuanë dhe 7 gram kokainë. Lëndën narkotike, shqiptari e kishte fshehur në vende të ndryshme të shtëpisë së tij.

Gjithçka nisi pasi një 65-vjeçar italian kishte vdekur nga overdoza, dy ditë më parë. Pas hetimeve policia pikasi shqiptarin, si shpërndarësin kryesor në zonë. /

tvklan.al

droga 2





Të ngjashme