Conchita Wurst detyrohet të japë lajmin e hidhur


Conchita Wurst detyrohet të japë lajmin e hidhur

13:24 16/04/2018

Fituesja e Eurovizionit, Conchita Wurst thotë se ajo është diagnostikuar me HIV dhe po merr trajtim të rregullt për disa vite.

Ylli 29-vjeçar tha se kishte për qëllim ta mbante privat këtë informacion, por një ish i dashur e kishte kërcënuar se do ta përhapte lajmin për publikun.

“Unë nuk do t’i jap askujt të drejtën për të trembur dhe për të ndikuar në jetën time”

, shkruante ajo në Instagram.

Wurst shtoi se trajtimi i rregullt e kishte luftuar virusin deri në masën që nuk mund të përhapej më në gjakun e saj dhe nuk mund të kalonte më tej.

Conchita Wurst është një artiste austriake, e cila u bë e famshme pasi fitoi Eurovizionin në vitin 2014 me këngën “Rise like a Phoenix”./tvklan.al 






Të ngjashme