Conte nuk e ka menduar dorëheqjen
Antonio Conte nuk ka ndërmend të dorëzohet. Trajneri i Chelsea mohoi në mënyrë kategorike gjatë një konference të premten.
Antonio Conte :
Nuk e kam menduar për asnjë moment të jap dorëheqjen.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të 2019, por gjithçka do të varet nga rezultatet. Drejtuesit i kanë dhënë besimin e përkohshëm pas humbjes turpëruese me Ëatford. Të hënën Chelsea do të presë West Bromwich dhe kjo do të jetë një provë e rëndësishme.
Antonio Conte :
Duhet të ndalim këtë situatë. Nuk është e lehtë, por duhet të kemi besim në punën dhe lojën tonë.
Ndaj West Bromwich është vetëm një nga pengesat, pasi më vonë radhën e ka përballja në Champions League me Barcelona dhe sfidat me ekipet e Mançesterit.
Tv Klan