Çorapet e Michael Jackson arrijnë vlerën e 2 milionë Dollarëve


Çorapet e Michael Jackson arrijnë vlerën e 2 milionë Dollarëve

23:30 08/11/2019

Michael Jackson përveç performancave unike, ishte i njohur edhe për veshjet e tij vezulluese dhe plot gurë.

Këto veshje do të dalin në ankand më 13 Nëntor, midis tyre edhe çorapet e famshme prej kristali të mbretit të muzikës së pop-it, të cilat pritet të arrijnë dhe çmimin më të lartë.

Ato do të vlerësohen duke filluar nga 100 mijë Dollarë dhe do të shkojë deri në të paktën 2 milionë Dollarë. Ato nuk janë thjesht një palë çorape të zakonshme, pasi Michael Jackson i kishte veshur kur performoi për herë të parë në vitin 1983.

Bashkëngjitur më to do të jetë edhe një certifikatë, e cila vërteton se janë origjinale dhe një letër e shkruar nga vetë mbreti i pop-it.   

Në ankand do të jenë edhe veshje të tjera, përfshirë edhe kostumin plot shkëlqim, që pritet të blihet për më shumë se 20 mijë Dollarë.

Klan Plus






Të ngjashme