Cous cous me karkaleca dhe pjepër (Video)
Përbërësit:
200 gr cous cous
200 gr karkaleca
200 gr kos
2 domate
1 pjepër
1 kungull jeshil
1 karotë
1 spec i kuq
1 kastravec
Mente
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me 200 gr ujë që të vlojë dhe shtojmë në të pak kripë. Në një tas vendosim cous cous-in, në të cilin shtojmë pak vaj ulliri. Pasi uji të vlojë e hedhim mbi cous cous, e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë.
Presim në kubikë të vegjël specin, qepën, karotën, kungullin. Skuqim në një tigan karkalecat dhe në to shtojmë edhe perimet e prera në kubikë. Pasi të skuqen i vendosim tek cous cous-i që përgatitëm dhe i përziejmë. Pasi të ftohen shtojmë në të edhe kastravecin dhe domaten e prerë po ashtu në kubikë duke iu hequr më parë farat. Në fund shtojmë edhe pjepër dhe është gati. Përziejmë kosin me mente dhe pak vaj ulliri për të shoqëruar cous cous-in./tvklan.al