Covid-19, antitrupat nuk qëndrojnë përgjithmonë
Koraqi: Pozitiviteti në popullsi dhe mjekët, i ulët
4 mijë bluza të bardha i janë nënshtruar testimeve serologjike në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi thotë se pozitiviteti i bluzave ta bardha është mjaft i ulët.
“Pozitiviteti është 5.5 %, edhe në popullsi do jetë me i ulët se kaq. Pasi teorikisht nëse është i ulët në një grup me risk që është në kontakt me personat me covid nën këtë shifër, popullsia e ka më të ulët”.
Por sa të mbrojtur janë personat që e kanë kaluar Covid-19? Mjeku Andi Koraqi thotë se antitrupat nuk janë të përhershëm dhe se ato mund të qëndrojnë 2 deri në 3 muaj.
“Çfarë është vënë re me Sars Cov 2, është që nxit antitrupa, por nuk e dimë a kemi antitrupa neutralizuese që të mbrojnë. Studimet tregojnë që ekzistojnë, por Sars Cov 2 nuk krijon antitrupa për gjithë jetën, por krijon antitrupa për një afat të shkurtër. Studimet tregojnë që shkojnë deri 2-3 muaj. Kjo do të thotë që nëse e kalon Covid-19 ti nuk mund të sëmuresh prapë”.
Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë tha se brenda këtyre tre ditëve nis kryerja e tamponeve edhe në QSUT.
Tv Klan